Bojaxhi: Tjetër zonë e gjelbër jashtë “vijës së verdhë” të parkut

19/05/2015 00:00

Pas denoncimit një ditë më parë të heqjes së zonës së gjelbër mbi Akademinë e Arteve nga Parku i Liqenit, me qëllim betonizimin nga ndërtimet, Gjergj Bojaxhi denoncon një tjetër zonë të lënë jashtë vijës së verdhë të parkut, atë përballë Fakultetit të Ekonomisë.

“Sot jemi këtu për të treguar se si një tjetër zonë e Parkut të Liqenit është hequr në mënyrë të dyshimtë nga vija e verdhë e parkut dhe është nxjerrë për t’u betonizuar dhe sot kemi një tjetër rast, ku bashkia miraton shkatërrimin e parkut dhe qeveria hesht për shkatërrimin e parkut”, denoncoi Bojaxhi.

Ai tha se përfaqësuesit e të gjitha kaheve politike janë të gatshëm të bashkëpunojnë për t’u shërbyer klientëve të tyre në dëm të qytetarëve, çka duhet të marrë fund më 21 Qershor.

Kandidati i pavarur për Tiranën premtoi referendum lokal për çështje lokale, si ky rast për të cilin ai thotë se do të kërkojë votën e qytetarëve të Tiranës për të nxjerrë nga harta e ndërtimeve Parkun e Liqenit.

FOTO GALERI
1/1
Bojaxhi: Tjetër zonë e gjelbër jashtë `vijës së verdhë`

Top Channel