Bojaxhi denoncon ndërtimet në Park: Për ndërtime, qeveria e bashkia bëhen njësh

18/05/2015 00:00

Kandidati i pavarur për Tiranën, Gjergj Bojaxhi ka denoncuar këtë të hënë përjashtimin e zonës mes Korpusit të Universitetit dhe territorit të Gardës së Republikës nga parku i Liqenit Artificial, veprim që sipas tij i hap rrugë ndërtimit të qendrave komerciale dhe të banimit.

“Nga viti 2004 e deri më sot, të gjithë individët që kanë qenë kryeministra dhe kryetarë bashkie kanë firmosur për të nxjerrë këtë zonë nga parku i liqenit dhe të futet në zonë studimore për qëllime zhvillimi. Pra, kjo kastë politike di shumë mirë të bashkëpunojë kur vjen puna për shkatërrimin e hapësirave tona të përbashkëta”, ka deklaruar Bojaxhi.

Gjergj Bojaxhi ka premtuar një referendum lokal për çështje lokale, si ky rast, për të cilin ai thotë se do të kërkojë votën e qytetarëve të Tiranës për të nxjerrë nga harta e ndërtimeve parkun e liqenit.

FOTO GALERI
1/1
Bojaxhi: Të shpëtojmë Tiranën nga objektet komerciale

Top Channel