Kapen tri jet ski pa dokumentacion, gjobiten drejtuesit në Sarandë Për pak ditë mbi 300 denoncime për shkelje të ndryshme janë përcjellë nga qytetarët në Komisariatin Dixhital.
Në këtë zyrë, ku ndodhet edhe salla operative e kryeqytetit, të dhënat në të cilat ruhet anonimati i denoncuesit përcillen menjëherë nga policia në komisariatin ku është konstatuar abuzimi.
“Kryesisht zënë vend parkimet e gabuara. Ankesa të shumta ka edhe për muzikën e lartë, të cilat kryesisht janë pas orës 22:00. Më pas kemi edhe ankesa të ndryshme për ngjarje të çastit, për ta cilat ne njoftohemi nga qytetarët. Një hapësirë të madhe në strukturën e ankesave kanë zënë edhe ndërtimet pa leje. Kjo ka qenë një ndihmë e madhe për ne, duke qenë se ankesat na paraqiten me fotografi dhe na e lehtësojnë punën për identifikimin e ndërtesës”, u shpreh Adrid Goxhaj, specialist në Komisiariatin Dixhital.
Aplikacioni gjendet lehtësisht në “Play Store” për telefonat “Android”, dhe shumë shpejt do të jetë edhe për “iPhone”. Përdorimi i tij është në gjuhën shqipe.
Top Channel