VV protestë simbolike në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit

16/05/2015 00:00

Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar një aksion simbolik në vendin ku po punohet për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit.

Aksioni zhvillohej si formë proteste ndaj shpenzimeve të fryra dhe korrupsionit, sipas Vetëvendosjes, në ndërtimin e dy autostradave më të mëdha të Kosovës.

Aktivisti Kreshnik Ahmeti, në prononcimin e tij gjatë këtij aksioni, tha se 600 milionë eurot e këtij projekti dhe rreth 1 miliardë eurot e shpenzuara në projektin e autostradës Kosovë-Shqipëri, Kosova do të kishte mundur t’i investonte në industri e bujqësi, ta shtonte prodhimin dhe eksportin, e të ulte papunësinë e varësinë nga importi.

Top Channel