Javën e ardhshme “autorizim” ligjit për Gjykatën Speciale

16/05/2015 00:00

Krerët më të lartë të institucioneve të Kosovës do të takohen në fillim të javës së ardhshme për t’i dhënë dritën jeshile punës që ka bërë ekipi teknik për harmonizimin e qëndrimeve me Brukselin për ligjin për Gjykatën Speciale për krime të luftës.

Top Channel ka mësuar se ekipet e ekspertëve tashmë i kanë finalizuar punët dhe mbetet që liderët shtetërorë të japin autorizimin dhe projektligji që do t‘i hapë rrugë formimit të Gjykatës Speciale të procedohet për miratim në Kuvend.

Burime brenda Kuvendit kanë bërë të ditur se nëse liderët politikë pajtohen me përmbajtjen finale të projektligjit, atëherë Kryesia e Kuvendit mund të mblidhet të martën dhe të vendosë në rend dite për një seancë amendamentet kushtetuese dhe projektligjin për Gjykatën Speciale.

Për miratimin e amendamenteve kushtetuese nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve, ndërsa për projektligjin vetëm 61 vota.

Top Channel