Kosovë, punonjësve publikë u njihet përvoja e punës

15/05/2015 00:00

Qeveria e Kosovës miratoi këtë të premte vendimin që u njeh përvojën e punës të gjithë punonjësve që paguhen nga buxheti i shtetit.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar tha se me këtë rregullohet pagesa për përvojën e punës për të gjithë punonjësit e sektorit publik.

Ndërsa ministrja pa portofol, Edita Tahiri kërkoi që t’u njihet përvoja e punës edhe pjesëtarëve të lëvizjes politike që kanë vepruar në periudhën 1989-1999.

Tahiri tha se, ne këtë rast i referohet dhe vetes së saj, pasi, siç tha ajo, kontributi në atë kohë nuk i është njohur deri më tani.

Kërkesa u mbështet nga ministri i Brendshëm Skendër Hyseni, i cili megjithatë theksoi se duhet të gjendet forma sesi duhet trajtuar kjo çështje, pasi është një numër i madh njerëzish.

Vendimi për t’u njohur përvojën e punës punonjësve të sektorit publik do të ketë implikime buxhetore me në kosto totale prej 30 milionë eurosh.

Top Channel