Zuckerberg mbush 31 vjeç. Në web, intervista e tij e parë

14/05/2015 00:00

Mark Zuckerberg mbushi 31 vjeç. Ai është një ndër personat më të pasur në botë falë Facebook-ut. Në web është shfaqur intervista e tij e parë, dhënë për televizionin amerikan, CNBC.

Atje shfaqet një Zuck i ri që flet për krijesën e tij, e cila në atë kohë kishte vetëm 100 mijë përdorues. Sot, ka mbi një miliardë e gjysëm, praktikisht sa një kontinent.

“Kush e di se ku do shkojmë në të ardhmen?! Kur publikuam platformën ishim 400 apo 500 studentë, tani jemi 100 mijë. Shpresojmë të jemi gjithnjë e më shumë. Po nxjerrim një sërë aplikacionesh që t’i mbajmë përdoruesit sa më shumë në faqe dhe të bëjnë diçka zbavitëse”, i tha Zuckerberg folësit të CNBC-së.

I lindur më 14 maj 1984 në White Plains, Zuck e publikoi Facebook-un më 4 shkurt të vitit 2004 nga dhoma e tij e konviktit në Harvard, ku ishte student. Më 2008, katër vite më pas, “Forbes” e nominoi atë si “miliarderi më i ri në botë”. Aktualisht, pasuria e tij neto është vlerësuar rreth 35 miliardë dollarë.

 

Top Channel