Veliaj në Laprakë: Të fitojmë e të punojmë
14/05/2015 00:00
Mungesa e ndriçimit dhe rrugët e shkatërruara, ku nuk është vënë dorë prej vitesh, ishin dy nga shqetësimet që banorët e Laprakës i parashtruan kandidatit të koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj.
Gjatë takimeve me ta në lagjen e Laprakës, njësia nr. 11, Veliaj kërkoi mbështetjen e qytetarëve për t’i ndryshuar fytyrën Tiranës e për ta çuar atë në drejtimin e duhur më 21 Qershor.
“Po të ishin fondet do të ishte bërë edhe rruga, edhe ndriçimi. Por, kemi dy mundësi: o të qajmë hallin e këtyre që po ikin, ose të fitojmë bindshëm dhe t’i bëjmë punët vetë, siç i kemi bërë edhe në qeveri”, theksoi Veliaj.
Top Channel