Smartwatch i ardhshëm i Samsungut nuk do të jetë me format e tij kuadrate, por rrethore. Kompania që zhvillon software ka bërë të ditura disa detaje të vogla lidhur me këto orë.

Emri i koduar i projektit është “Project Orbit”. Ora do të ketë një ekran rrethor 360 me 360 piksel, me një unazë metalike të lëvizshme që do të shërbejë për të startuar komandat e Smartwatch.

Smartwatch, me sistemin operativ Tizen të Samsungut, mund të quhet Gear A dhe pritet të vijë në dy versione; me apo pa lidhje me celularin, që do të thotë se mund të bësh telefonata direkt nga ora.

Unaza metalike do të shërbejë si një mjet komandimi, përshembull, për të nxjerrë një listë, për të rritur një imazh apo për të rritur volumin.

Prezantimi i Smartwatch do të bëhet në Berlin në një program, në fillim të shtatorit. Njëherësh, Samsung mund të prezantojë edhe Galaxy Note 5.

 

Top Channel