Meta: Nderim për luftën antifashiste, u hodh baltë për të përçarë vendin

14/05/2015 00:00

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta i shoqëruar nga ministri Edmond Haxhinasto dhe deputeti Taulant Balla ka marrë pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Cerrik me rastin e 72-vjetorit të Batalionit të Dumresë.

Në fjalën e tij Meta tha se Lufta Antifashiste Nacionalclirimitare është e shenjtë dhe si e tillë duhet të nderohet.

“Se u derdh gjithë ai gjak i bijve dhe bijave më të mira të Shqipërisë, i ajkës së rinisë shqiptare, për të çliruar vendin. Jemi nga vendet e pakta që jemi çliruar pa hyrë një fuqi aleate në territorin tonë. Dhe përsëri pas çlirimit vendet fqinje kërkonin copëtimin e Shqipërisë dhe jepnin gjoja prova për të treguar se Shqipëria ishte bashkëpunëtore e fashizmit”, tha Ilir Meta, kreu i Kuvendit.

Meta tha gjithashtu se shpesh herë është hedhur baltë mbi historinë dhe luftën antifashiste me synimin e vetëm për të përçarë vendin.

Top Channel