Korçë, dy të mitura rezultojnë të humbura prej dy ditësh

14/05/2015 00:00

Dy vajza të mitura janë larguar prej dy ditësh nga banesa e tyre. Burime zyrtare të policisë së Korçës bëjnë me dije, se K.Z., 15 vjeçe dhe E. D., 14 vjeçe, banuese në lagjen 10 të qytetit rezultojnë të humbura.

Kanë qenë prindërit e tyre, të cilët kanë bërë kallëzimin në polici. Të shqetësuar nga mungesa e vajzave prej afërsisht 48 orësh ata u janë drejtuar për ndihmë uniformave blu.

Ndërkaq, policia rajonale tha se ka nisur kërkimet për gjetjen e dy vajzave të mitura dhe zbardhjen e këtij rasti.

Top Channel