Ersekë, humbje si pasojë e amortizimit të rrjetit energjitik

14/05/2015 00:00

Qyteti i Ersekës, pavarësisht se likuidon në nivelin maksimal faturat e energjisë elektrike, regjistron humbje si pasojë e amortizimit të rrjetit.

Për shkak të hapësirës së gjerë që furnizohet me energji nga stacioni i qytetit, humbjet kapin nivele të larta ndërsa nga ana tjetër, transmetimi i energjisë së prodhuar prej HEC-eve në pikat fundore të linjave ngre domosdoshmërinë e ndërtimit të një nënstacioni në Leskovik.

Kjo do të ndante ngarkesën dhe do të mundësonte një shërbim më të mirë për këta abonentë, të cilët pavarësisht të ardhurave të pakta me të cilat jetojnë, shlyejnë 100% faturat e tyre.

Falë kësaj korrektese, Erseka ka nivelin më të lartë të arkëtimeve të energjisë, si për konsumatorët familjarë ashtu edhe ata të biznesit.

Top Channel