Aplikacioni që ju gjen një shoqërues për kafe

14/05/2015 00:00

Nëse nuk dëshironi që të konsumoni një kafe i vetëm, atëherë personin që mund t’ju shoqërojë mund ta gjeni në aplikacionin “Wiith”, që tashmë ka grumbulluar rreth vetes mbi 1000 anëtarë.

Aplikacioni që mund të shkarkohet falas për iOS, është krijuar nga Jeff Hodnett dhe Gentian Edwards, ideja e të cilëve për këtë aplikacion erdhi pasi u shpërngulën për herë të parë në San Francisko dhe nuk njihnin askënd në atë zonë.

“Krijuam ‘Wiith’ për të zgjidhur problemin e takimeve mes njerëzve”, është shprehur Edwards, i cili këmbëngul se aplikacioni që ka krijuar është më i mirë se “Meetup” dhe “Tinder”, aplikacione që janë të ngjashme si “Wiith”.

Një përdorues i “Wiith” shpërndan një event, ndërsa të tjerë që e ndjekin mund ta shohin dhe mund t’i propozojnë që ta shoqërojnë. Në rast se personi nuk e pëlqen, e refuzon ofertën për shoqërim.

Top Channel