Qeveria miraton projektligjin për vlerësimin e gjyqtarëve

13/05/2015 00:00

Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin e propozuar nga Ministria e Drejtësisë “për vlerësimin e gjyqtarëve”.

Objekti i këtij ligji, sipas Ministrisë së Drejtësisë, është përcaktimi i parimeve, kritereve dhe procedurave për vlerësimin profesional dhe etik të veprimtarisë së gjyqtarëve.

Qeveria thotë se qëllimi i këtij projektligji është përmirësimi i veprimtarisë së sistemit gjyqësor dhe në bazë të tij do të bëhet edhe vlerësimi në procesin e ngritjes në detyrë apo transferimi i gjyqtarëve.

Top Channel