Një helikopter i EULEX-it rrëzohet në aeroportin e Prishtinës

12/05/2015 00:00

Një helikopter i kompanisë  “Starlite Aviaton”, i kontraktuar nga misioni i EULEX-it për shërbime transporti, pësoi aksident gjatë një uljeje emergjence në Aeroportin e Prishtinës.

Si rezultat i përplasjes së fortë në pistën e Aeroportit “Adem Jashari”, një pjesëtar i ekuipazhit ka pësuar lëndime, por është jashtë rrezikut për jetën.  Aeroporti për disa ora ka dalë jashtë funksionit. Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nisën punën për largimin e helikopterit.

Sipas një komunikate për media të lëshuar nga EULEX-i, në bordin e helikopterit të aksidentuar ndodhej një ekip mjekësor për evakuime, i përbërë nga një mjek, një ndihmësmjek, si dhe dy pilotë, por asnjëri nga ata nuk është pjesëtar i t EULEX-it.

Aksidentin i cili shkaktoi kaos në punën normale të aeroportit e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara.

“Sot rreth orën 15 në kohën lokale,. ka ndodhur një aksident me një nga helikopterët e kontraktuar nga EULEX-i,  ku një person i ekuipazhit është lënduar dhe nuk ka të lënduar të tjerë. Aeroporti për momentin është i mbyllur dhe pritet të kthehet në funksion pas kthimit të zjarrfikësisë në kategorinë e duhur të operimeve”- tha ajo.

Gara tha se ekipet përkatëse po bëjnë hetimet për të gjetur shkaqet e aksidentit.

FOTO GALERI
1/1
Pamje e helikopterit të rrëzuar në Aeroportin e Prishtinës

Top Channel