“Grupi Drenica”, aktgjykimi më 27 maj

12/05/2015 00:00

Kryetari i trupit gjykues në rastin e “Grupit Drenica”, Darius Sielicki ka bërë të ditur të martën se aktgjykimi për këtë rast pritet të shpallet më 27 maj. Sielicki ka njoftuar për këtë gjë gjatë seancës, ku fjalën përfundimtare e paraqiti edhe Arianit Koci, avokat i Sami Lushtakut.

Ai ishte i gjashti në rradhën e avokatëve që paraqitën këtë fjalë, të cilën pesë kolegët e tij e përfunduan një javë më parë. Koci tha se ka paraqitur argumente të mjaftueshme që dëshmojnë pafajësinë e Sami Lushtakut.

Të mërkurën në seancën për “Grupin Drenica”, fjalën përfundimtare pritet ta paraqesë edhe Gregory Guy Smith, avokati i Sylejman Selimit. Në këtë proces gjyqësor për krime lufte, përveç Lushtakut e Selimit akuzohen edhe Sabit Geci, Sahit Jashari, Ismet Haxha, Avni Zabeli dhe Jahir Demaku.

Top Channel