Gramoz Ruçi i përgjigjet Blushit: Jo debat me publicistë, polemistë dhe inatçorë

12/05/2015 00:00

Nga Lushnja, kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ka lëshuar një mori me akuza për kundërshtarët politikë, të cilëve u bëri thirrje që çdo të enjte t’i rikthehen politikës në shërbim të qyetarëve.

Ruçi për herë të parë ka replikuar në distancë edhe me deputetin socialist Ben Blushi, i cili javët e fundit, nga foltorja e Parlamentit apo nëpërmjet editorialeve në shtypin e shkruar, ka prodhuar kritika të forta për mënyrën e qeverisjes.

“Ata që na kundërshtojnë ne, nuk lënë ditë të enjte dhe çdo ditë tjetër pa hedhur baltë. Siç thotë Betimi i Portokallisë, kanë molën brenda. Nuk jemi për të debatuar me publicistë, ne jemi për të debatuar me politikanë. U bëj thirrje kundërshtarëve tanë t’i kthehen politikës. Nëse keni vizion për reformat në Shqipëri, ejani të debatojmë. Ne jemi për t’u ballafaquar me ata që janë konstruktivë dhe jo me inatçorët”, tha Ruçi.

 

Top Channel