Google sfidon Antropikën me IA ‘të Përballueshme’ për Sigurinë Kibernetike, Gemini 3.5 Flash Cyber së shpejti në dispozicion për partnerë të zgjedhur
Apple Watch është një argument meshkujsh, por grave, ora e Apple u pëlqen më shumë. Ky është rezultati i një studimi të CrowdFlower, bazuar në tweet-et e këtij dispozitivi.
Duke analizuar përbërjen e mesazheve zbulohet se, për gratë përqindja e përgjigjeve pozitive ishte 64 %. Ndërsa në tweet-et e meshkujve, përqindja e atyre që flasin mirë për orën ndalet në 53%.
CrowdFlower ka gjetur mbi 30 mijë tweet-e që përmbajnë si hashtag #applewatch dhe fjalët “apple watch”. Veç tweet-ve pozitive, studiuesit kanë individualizuar edhe motivin mbi bazën e gjykimeve të shprehura.
Më shumë janë vlerësuar aplikacionet që kanë lidhje me fitness-in. Pëlqejnë më shumë dizajnin, performancën dhe uljen e varësisë nga smartphone-i. Ndërsa në vlerësimet negative renditet çmimi i lartë dhe vështirësia në përdorim.
Top Channel