Kosovë, sezoni i dasmave rikthehet me të shtëna

11/05/2015 00:00

Bashkë me sezonin e dasmave, në Kosovë kanë nisur edhe të shtënat me armë gjatë festimit të tyre.

Këtë e dëshmojnë të dhënat e policisë në 24 orët e fundit, nga të cilat rezulton se në fshatin Polluzhë të Drenasit, policia gjatë një feste ka arrestuar një person që dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa i ka gjetur dhe konfiskuar një armë gjysmë-automatike dhe një karikator pa fishekë.

Nuk raportohet për të lënduar nga të shtënat, ndërsa i dyshuari është marrë në pyetje dhe me vendim të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt.

Top Channel