Haradinaj: Keqardhje për ngjarjet në Maqedoni

11/05/2015 00:00

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj shprehu keqardhjen e tij për ngjarjet e fundit në Maqedoni, duke i cilësuar ato shokuese.

Në një prononcim për Radio Dukagjinin, Haradinaj tha se shqiptarët kurrë nuk kanë qenë më mirë në Ballkan siç janë aktualisht.

Ai shtoi se Shqipëria është në NATO, Kosova është e pavarur, ndërsa shqiptarët në Maqedoni kanë ecur përpara, por atje ka edhe disa pengesa.

Kreu i AAK-së shprehu besimin se shqiptarët e Maqedonisë do të jenë të bashkuar për të realizuar zbatimin e të drejtave të tyre legjitime për barazi.

 

Top Channel