Situata në Maqedoni, Jahjaga takohet me Mustafën dhe ministrin e Brendshëm

10/05/2015 00:00

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është takuar të dielën me Kryeministrin Isa Mustafa dhe me ministrin e Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, për të diskutuar mbi gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë dhe zhvillimet e fundit ne Republikën e Maqedonisë.

Takimi bëhet i ditur përmes një komunikate nga Presidenca, ku thuhet se takimi nuk ka te bëjë me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, por është vazhdimësi e komunikimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse të vendit pas situatës së krijuar në Maqedoni.

Ndërkohë, operacioni i policisë maqedonase në Kumanovë përfundoi gjatë orëve të pasdites së të dielës me një bilanc tragjik, ku mbetën të vrarë 22 persona, nga të cilët 8 ishin policë.

 

Top Channel