Jahjaga pret në takim artistet e instalacionit për gratë e dhunuara

08/05/2015 00:00

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti në takim artisten Alketa Xhafa-Mripa dhe producenten, Anna Di Lellio, për të lançuar instalacionin artisitik “Mendoj për ty”, i cili iu dedikohet grave viktima të dhunës seksuale gjatë luftës.

Instalacioni do të realizohet duke vendosur mijëra fustane dhe funde të grave në varëse rrobash, në fushën e stadiumit të Prishtinës. Fundet dhe fustanet do të mblidhen në të gjithë vendin, në evente të organizuara me mbështetjen e organizatave joqeveritare. Secili fund dhe fustan i dhuruar do bëhet pjesë e instalacionit.

Ky instalacion është pjesë e fushatës së ndërgjegjësimit të organizuar nga Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë luftës.

Top Channel