“Nafta”, Tatimet bllokojnë dy subjekte dhe procedojnë penalisht 5 të tjerë

06/05/2015 00:00

Operacioni në fushën e hidrokarbureve i nisur këtë të hënë ka vazhduar edhe gjatë ditës së mërkurë, ku janë kontrolluar 13 subjekte në Berat, Kuçovë dhe Fier.

Bëhet e ditur se gjatë së mërkurës janë proceduar penalisht për fshehje të të ardhurave 5 subjekte. Gjithashtu, nga Tatimet u bllokuan edhe dy subjekte të tregtimit të karburanteve.

Ndërkohë, një ditë më parë u proceduan penalisht 9 subjekte dhe u arrestuar 4 pronarë të këtyre subjekteve, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Policia njofton se operacioni për hidrokarburet do të vijojë edhe në ditët e ardhshme.

 

Top Channel