Kriminaliteti, Rama: Shifrat, drejtimi i duhur drejt sigurisë

06/05/2015 00:00

Të dhënat në ulje për kriminalitetin në Shqipëri tregojnë se vendi po ecën në drejtimin e duhur. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook statistikat e vrasjeve që prej vitit 1991 e deri më sot.

“Në këtë pasqyrë janë shifrat pa koment që flasin vetë, nëse Shqipëria po merr kthesën në Drejtimin e Duhur drejt transformimit në një vend plotësisht të sigurtë, ku shifrat e kriminalitetit të jenë nën mesataren rajonale dhe në mesataren europiane”, shkruan Rama.

Sipas shifrave, tremujori i parë i vitit 2015, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shënon 55.8% më pak vrasje.

 

Top Channel