Dyndje vizitorësh në shtëpinë muze të Kongresit të Lushnjës

06/05/2015 00:00

Turistë të shumtë po vizitojnë shtëpinë muze të Kongresit të Lushnjës.

Vetëm gjatë së mërkurës, mbi 200 kosovarë nga Gjilani kanë mbërritur në qytetin e Lushnjes, ku përveç zonave historike, janë ndalur edhe te shtëpia ku u mbajt Kongresi që hodhi themelet e shtetit të parë shqiptar.

Ata u shprehën të surprizuar për këtë objekt historik, sidomos pas rikonstruksionit të tij dhe shtimit të relikeve të Kongresit.

Për turistët nga Kosova, të cilët kanë mësuar në shkollë rreth historisë së Kongresit të Lushnjës, vizita nga afër është një kujtim i paharruar.

Shtëpia muze e Kongresit të Lushnjes, vetëm gjatë dy muajve të fundit është vizituar nga 1700 turistë, të cilët vijnë në mënyrë të organizuar. Ata kanë qenë jo vetëm nga trevat shqipfolëse, por edhe nga Gjermania, Suedia dhe Çekia.

 

Top Channel