Kapen 30 klandestinë në afërsi të Kakavijës
04/05/2015 00:00
Rreth 30 emigrantë klandestinë janë ndaluar mbrëmjen e së dielës në afërsi të pikës kufitare të Kakavijës, në përpjekje për të kaluar kufirin.
Ndalimi i emigrantëve ilegalë u bë në vendin e quajtur Mulli, bëjnë të ditur burime pranë policisë kufitare, sipas të cilave ata ishin nga Siria dhe Sudani.
Ata u transportuan për në ambientet e policisë kufitare të Kakavijës, për t’iu nënshtruar procedurave të parashikuara.
Burimet shtojnë se, territori shqiptar po përdorej si tranzit nga klandestinët për të kaluar në vendet fqinje e më pas në ato të Bashkimit Evropian.
Top Channel