Avokatët e Doshit: Do të paraqesim kërkesa për hetime të rëndësishme

04/05/2015 00:00

Tom Doshi u paraqit të hënën në Prokurorinë e Përgjithshme, duke zbatuar kështu vendimin e Gjykatës së Lartë për paraqitjen e tij në këtë institucion ditën e parë të çdo jave, rreth orës 10:00.

Doshi u paraqit në prokurori rreth orës 10.15. Gjykata e Lartë dha masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” ndaj Tom Doshit për kallëzim të rremë.

Avokatët e tij thanë për mediat: “Do të paraqesim kërkesa që të bëhen disa hetime të rëndësishme. Klienti ynë nuk është marrë në pyetje, por u paraqit vetëm në respektim të masës së gjykatës”.

Top Channel