Gazetarët e Kosovës shënojnë Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit

03/05/2015 00:00

Duke u rreshtuar përkrah fjalës së lirë, gazetarët në Kosovë shënuan të dielën “Ditën botërore të lirisë së shtypit”.

Përmes motos “Fol, mos u tut”, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shpalosur edhe problemet me të cilat përballen gazetarët.  

“Janë 24 raste që vitin e kaluar gazetarët pësuan në krye të detyrës. U kërcënuan e u sulmuan fizikisht. Vetëm për këtë vit i kemi 6 raste të raportuara. Krejt kjo tregon se të bërit gazetari nuk është aspak e lehtë dhe nuk jemi plotësisht të lirë në punën që bëjmë. Kjo për shumë arsye; duke filluar nga gjendja e rëndë financiare me të cilën përballën mediat në vend, mungesa e funksionimit të rendit dhe ligjit, si dhe presioni i grupeve të interesit nga politika dhe biznesi”, tha Zekirja Shabani, kryetari i AGK.
Shabani rikujtoi edhe faktin që shumë gazetarë në Kosovë punojnë pa kontrata pune dhe nuk vlerësohen aq sa duhet për punën që bëjnë.

Ai ka kërkuar nga institucionet mbrojtje ligjore për gazetarët.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, iu bënë thirrje institucioneve të vendit që të vënë në funksion mekanizmat ligjor për të krijuar ambient më të përshtatshëm për zhvillimin e lirisë së shprehjes si një instrument i rëndësishëm i zhvillimit të demokracisë. Kolegëve gazetarë, iu themi që të mos dekurajohen nga situata e krijuar në vend dhe të vazhdojnë ë raportojnë drejtë dhe në mënyrë profesionale. T’i mbajmë përgjegjës të gjithë ata për përgjegjësisë që kanë. Të flasim për padrejtësitë që na bëhen duke filluar nga vendet tona të punës”, shtoi Shabani.

Organizata “Freedom House”, ka publikuar javën e kaluar raportin e përvitshëm për lirinë e shtypit në botë, i cili mbulon 199 vende dhe territore.

Sipas këtij raporti, Kosova ka shënuar përkeqësim në lirinë e mediave, krahasuar me një vit më parë.

Këtë vit Kosova zë vendin e 100-të, krahasuar me pozitën numër 98 që ka mbajtur vitin e kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA