Shqipëria prezantohet në panairin e biznesit në Milano
02/05/2015 00:00
U hap këtë të shtunë në Milano të Italisë me një ceremoni përuruese Panairi Ndërkombëtar i biznesit “EXPO Milano 2015”.
Shqipëria është pjesëmarrëse zyrtare në këtë panair, të cilin, sipas autoriteteve italiane, pritet ta vizitojnë rreth 9 milionë persona.
Delegacioni shqiptar, i cili kryesohet nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Arben Ahmetaj, ishte i pranishëm në ditën e parë të panairit dhe do të jetë atje edhe gjatë fundjavës, ku janë parashikuar një sërë aktivitetesh në sektorin e Shqipërisë.
Top Channel