Halim Kosova: Të ndërtojmë një sistem që të shmangë burokracitë

02/05/2015 00:00

Kandidati i opozitës për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u takua me banorë të njësisë numër 8 në Tiranë dhe në rrugën “Riza Cerova” ku dëgjoi shqetësimet e tyre.

Kosova u angazhua për ngritjen e një sistemi efikas që do të bëjë të mundur ndalimin e burokracive dhe abuzimeve.

“Do të ndërtojmë një sistem, që të mos lejojë sorollatjet e qytetarëve. Kjo është më e rëndësishmja, më e rëndësishme se vullneti im”- u shpreh Kosova.

Kandidati demokrat hyri dhe në shtëpinë e një qytetari për të parë nga afër kushtet e tij dhe për të dëgjuar kërkesat. Më tej, Halim Kosova e mbylli ditën në një festë të organizuar nga të rinjtë e degës numër 5 të Partisë Demokratike në Tiranë.

Top Channel