Protestë e banorëve të Marinzës. Derdhin qumështin në rrugë: E ndoti kompania e naftës

01/05/2015 00:00

Në shenjë proteste për operacionet e kërkimit dhe nxjerrjes së naftës në zonën e tyre, banorët e fshatit Marinzë kanë derdhur në rrugë qumështin e prodhuar.

Protesta është zhvilluar para zyrave të kompanisë “Bankers Petroleum”, e cila sipas banorëve, është shkaktare e ndotjes së prodhimeve bujqësore dhe blegtorale të tyre.

“Na thonë qumështin jo, tokën jo, perimet mos i ha… si do të rrojmë ne? Qumështi ynë del me baktere dhe nuk na e marrin. Tani, o të na dëmshpërblejnë ose të na largojnë nga këtu. Nuk i interesojnë problemet tona”, thonë banorët.

Banorët thonë se nuk do të ndalen deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Protesta është në vazhdën e protestave që banorët e Marinzës kanë zhvilluar që prej shpërthimit të fontanës së gazit, një muaj më parë.

Top Channel