Meta: Ndërtimi, jo më baza e rritjes ekonomike të vendit

29/04/2015 00:00

Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta në fjalën e tij në hapje të Panairit të
Punës u shpreh, se ndërtimi nuk mund të jetë me motorri dhe baza e
rritjes ekonomike të vendit.

“Çështja e zhvillimit të ekonomisë është e lidhur me dica çështje shumë themelore, duke nisur me një strategji të re për rritjen ekonomike të vendit. Por, nuk mund të jetë me ndërtimi, motorri dhe baza e rritjes ekonomike të vendit. Duhet bërë më shumë në rritjen e arsimit profesional, pasi kështu do të nxitet arsimimi në shumë fusha të tjera dhe jo vetëm në degët e zakonta”, u shpreh Meta.

Kryeparlamentari vlerësoi zyrat e punës, të cilat, sipas tij, janë kthyer në institucione të vërteta, duke fituar në radhë të parë vetëbesimin e atyre që kërkojnë punë.

Top Channel