Haki Çako emërohet kreu i ri i Policisë së Shtetit

15/04/2015 00:00

Haki Çako do të jetë Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së
Shtetit. Sipas burimeve të Ministrisë së Brendshme, Kryeministri ka
firmosur propozimin për emërimin e zotit Çako në postin më të lartë të
Policisë së Shtetit.

Çako ishte komanduar në këtë detyrë, pas dorëheqjes së Artan Didit nga ky post, muajin e shkuar. Çako drejtonte më parë sektorin e luftës kundër krimit, neë pozicionin e nëndrejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Karriera e zotit Çako është e pasur dhe mbi 15-vjeçare.

Ai ka kryer më së shumti funksione në sektorë të luftës kundër krimit. Një vit më parë Çako ka qenë edhe drejtor i Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, si bashkëdrejtues në operacionin kundër kultivimit të kanabisit në Gjirokastër.

Top Channel