Qeveria rishikon Buxhetin 2026, 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, shëndetësi dhe mbrojtje
Kompania “Trans Adriatic Pipeline” ka zgjedhur një konsorcium të përbërë nga kompanitë “Gener 2” Dhe “Sicilsaldo” për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve e urave në Shqipëri.
Vendimi i jep fund procesit të para-kualifikimit, nisur nga TAP në prill 2014, i ndjekur nga shqyrtimi i ofertave të bëra nga kompanitë që përmbushnin kriteret e rrepta.
Ndërtimi i rrugëve dhe urave të Shqipërisë përbën një hap thelbësor në përgatitjet e TAP për ndërtimin e gazsjellësit me të njëjtin emër, punimet për të cilin do të nisin vitin e ardhshëm.
Projektet e parashikuara në kontratën me dy kompanitë parashikojnë: Ndërtimin dhe rehabilitimin e mbi 100 kilometrave rrugë përgjatë shtegut të gazsjellësit, që do kalojë në: Vishocicë, Trestenik, Vithkuq dhe Shtyllas në qarkun e Korçës, në Çorovodë, Kakrukë, si dhe në rrethinat e Potomit në qarkun e Beratit dhe në Topojë të Fierit.
Ndërkohë, ndërtimi i dy urave të reja dhe rehabilitimi i rreth 50 urave ekzistuese në rajonet Korçë, Berat dhe Fier është projekti tjetër i së njëjtës kontratë, në të cilën parashikohet që punimet të nisin në tremujorin e dytë të 2015-s.
Rolin kryesor në konsorciumin fitues e ka “Gener 2”, një kompani shqiptare ndërtimi me rreth 20 vjet eksperiencë. Kompania ka realizuar projekte të shumta, përfshirë këtu hartimin, menaxhimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e projekteve private dhe atyre shtetërore të financuara nga qeveria.
Ndërsa “Sicilsaldo” është një kompani italiane e specializuar në fushën e inxhinjerisë, prokurorimit dhe ndërtimin në fushën e naftës dhe gazit, si dhe në sektorin energjitik. Shërbimet e ofruara prej saj variojnë nga dizajni i strukturave deri tek mirëmbajtja e impianteve dhe gazsjellësve.
Top Channel