Qeveria rishikon Buxhetin 2026, 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, shëndetësi dhe mbrojtje Vazhdojnë të shtohen ndërmarrjet individuale të emigrantëve me banim në Itali, duke arritur kuotën prej 335 mijë.
Nga raporti i Dhomës së Tregtisë rezulton se, në çdo dhjetë ndërmarrje individuale, njëra është me pronar të huaj. Në radhitjen e shifrave, të parët janë marokenët me 64 mijë biznese, më pas kinezët, e të tretët emigrantët shqiptarë me 30 mijë e 700 biznese individuale.
Ndër to, shumica dërrmuese, 23 mijë janë në sektorin e ndërtimeve, shifër që i radhit shqiptarët të parët në këtë sektor.
Nga analiza e shifrave dhe e ecurisë së tyre, del se sipërmarrjet e të huajve kanë aftësi më të mëdha për të përballuar krizën në krahasim me ato italiane.
Krahasimi i numrit të sipërmarrjet e reja të hapur dhe ato që janë mbyllur gjatë vitit të kaluar konfirmon se edhe sistemi prodhues italian po hapet gjithnjë e më shumë ndaj të huajve dhe se sipërmarrjet i këtij lloji mbeten një prej rrugëve më të mira për integrim dhe kohezion social të të huajve.
Top Channel