“Shqipëria nuk tërhiqet nga investimet”/ Rama për Bloomberg: Duhet bërë dallimi midis protestave të vërteta dhe teatrit politik Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama se po shkel ligjet dhe planet urbanistike, në favor të miqve të tij politikë.
“Shteti i Edi Ramës mbyll sytë kur kalon nga Zogu i Zi ku ndërtesa 6 katëshe pa leje e deputetit të tij Abazi ka bllokuar diellin dhe ajrin e fqinjëve deri në katin e 6-të”, tha denoncimin e sotëm, Jamarbër Malltezi.
Sipas tij, ‘shteti i Ramës po e paguan në natyrë me mushkritë e Tiranës ndertuesin bujar të sarajeve të Surrelit. Shteti i Ramës fshihet dhe ikën në drejtim të paditur kur përballet me paligjshmeritë e Koçove, Sadrive, Vangjushëve, dhe gjithë Metastazave të Oligarkisë kur keta shkelin dhjetra ligje njëherësh.Partia Demokratike po i jep mundesinë Ramës që ta mbajë fjalën dhe mos gënjejë si gjithnjë dhe për gjithçka. Partia Demokratike depozitoi në Prokurori kallëzimin penal të argumentuar në 12 faqe lidhur me paligjshmërinë e Koços.
Sarajet e Koços dhunojnë jo 1 apo 2 por plot 10 ligje dhe 2 plane urbane. Ato përfaqësojnë një obelisk të antiligjit në Shqipëri. Për fat të keq, në vend që të deklaronte prishjen e obeliskut më të madh të antiligjit në Shqipëri, javën e shkuar Edi Rama premtoi që do i bëjë edhe një shëtitore përpara. Ky është tregues i llojit të shtetit që do të bëjë Rama’.
Më tej, Malltezi thekson se deputeti Koço Kokëdhima po shkel të gjithë ligjet e urbanistikës, mbrojtjës së mjedisit, lejeve mjedisore, rezervave ujore, planifikimit dhe kontrollit të territorit, inspektimeve të ndërtimit si edhe 2 Plane Urbanistike në fuqi, përkatësisht Planin e Zhvillimit të Bregdetit të Jugut dhe Planet e Detajuara Vendore të Bashkisë Himarë.
“Kallëzimi penal përfshin veprat “Ndërtim i paligjshëm”, “Pushtim i tokës”, “Dëmtim të mjedisit”, “Shpërdorim i detyrës”, si dhe çdo vepër tjetër të konsumuar apo të mbetur në tentativë që do dalë nga hetimet si psh “falsifikim dokumentash” apo “dëshmi e rreme” nga drejtuesit e policisë.Shpresojmë që Prokuroria që ka hapur çështje penale edhe për një tende pa leje në tokë të vet tek “armiqtë e partisë” dhe qytetarët e thjeshtë, do të këtë kurajon të çojë para ligjit Koçon për këto shkelje flagrante të 10 ligjeve dhe 2 planeve urbanistike në fuqi”, tha Malltezi.
Top Channel