Lushnje, nis spërkatja kundër miut të arave

04/04/2015 00:00

Të gjitha tokat bujqësore të infektuara nga miu i arave në rrethin e
Lushnjes po i nënshtrohen dezinfektimit. Është Ministria e Bujqësisë e
cila ka nisur zbatimin e projektit që synon eleminimin e këtij brejtësi.

Spërkatja e parë ka nisur nga zona e komunës Gradisht, në 100 hektarë tokë të mbjella kryesisht me foragjerë.

Puna synon helmimin e miut të arave në sipërfaqet e prekura, ndërsa në zonat ende ku brejtësi nuk ka kryer dëmtime do të jenë fermerët ata që do të kujdesen për spërkatjen.

Mbi 3 mijë hektarë tokë bujqësore në rrethin e Lushnjes janë prekur nga miu i arave, i cili ka dëmtuar në masë grurin, jonxhën dhe tërfilin.

Për fermerët, një sipërfaqe kaq e madhe ishte e pamundur ekonomikisht të mbulohej me spërkatje, ndaj kërkuan ndihmën e Ministrisë së Bujqësisë.

Dezinfektimi do të kryhet çdo vit, si e vetmja mënyrë që do të çojë në eleminimin total të këtij brejtësi.

Top Channel