Në shtator të vitit 2013, në serinë e re të “iPhone” u prezantua edhe një model jashtë traditës, i quajtur “iPhone 5c”.

Një vit më vonë, në shtator të 2014-s, gjiganti amerikan i teknologjisë hodhi në treg dy modele telefonësh, “iPhone 6” dhe “iPhone 6 Plus” dhe modeli plot ngjyra “iPhone 6c” nuk ishte gjëkundi.

Së fundmi, në faqet kushtuar teknologjisë janë shtuar zërat se në shtator të këtij viti, mes risive që mund të sjellë pritet të jetë edhe “iPhone 6c”. Përveç ngjyrave, ku hiqet dorë nga ato tradicionale, ky model pritet të dalë në treg me çmime “më pak të kripura” se dy modelet e serisë 6 që janë aktualisht në treg.

Për fansat “Apple” nuk duhet të heqë dorë nga seria “C”, ndërsa për disa njohës të politikave të ndjekura në treg prej kompanisë amerikane, vendimi për të dalë me këtë seri në shtator do të përcaktohet shumë nga suksesi që do të ketë në treg deri atëherë “iPhone 6” dhe “iPhone 6 Plus”.

Top Channel