Shpërthimet në Marinzë, Prokuroria nis hetimet

01/04/2015 00:00

Prokuroria e Fierit ka nisur hetimin për shkaqet dhe përgjegjësit e shpërthimit të gazrave natyrorë ndodhur në Marinzë.

Burime nga prokuroria thanë se një grup hetimor po këqyr vendin e ngjarjes për të mbledhur të dhënat që do të hedhin dritë mbi shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit.

Dyshimet paraprake janë se kompania Bankers ka kryer shpime me metoda të palejuara dhe në territor që nuk duhet të kryhen operacione të tilla.

Zona në fjalë konsiderohet si zonë e ndaluar për shpime për shkak të sasisë së madhe të gazit, që quhet nga specialistet “kapelja e gazit”.

Top Channel