Meta: Investoni në bujqësi

30/03/2015 00:00

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i shoqeruar nga Ministri i Bujqësise z.
Edmont Panariti ishte sot ne Fushë-Krujë për të vëzhguar nga afër
investimin mbi pemtarinë dhe serat, një investim që brenda pesë viteve
do përthithë një shumë prej 20 milionë eurosh.

Ne fjalen e tij z. Meta shprehu kenaqesine e rikthimit pas 4 muajsh ne kete vend, per te pare nga afer fuqine trasformuese ne fushen e bujqesise, ku po perfundon mbjellja e 28 hektarëve peme frutore me fidane te certifikuar, por edhe ndertimin e serave per prodhimin e perimeve bujqesore, ashtu sikurse ftoi investitoret shqiptare te investojne ne kete fushe.

“Eshte e rendesishme qe investitoret te orientohen nga bujqesia se kthyeshmeria e investimit eshte shume e shpejte, interesi i fitimit eshte shume i larte dhe jam i bindur qe Qeveria do mbeshtese akoma me tej edhe iniciativa te tjera qe shprehin fuqine e partneritetit publik edhe privat ne vendin tone”, tha Meta.

Me tej, Meta u shpreh i kenaqur me punesimin ne kete projekt te 50 banoreve te zones, numer qe do te rritet me 200 brenda gjashte muajve dhe synon te shkoje ne 500 te tille deri ne mbyllje te projektit 5-vjeçar.

Top Channel