Dosjet, mbetet drafti i Qeverisë

30/03/2015 00:00

Qeveria nuk pranoi të shkrijë në një të vetëm ligjin e saj për hapjen e
dosjeve me ligjin e dy deputetëve Doda dhe Idrizi, që parashikon edhe
Lustracionin, largimin nga postet shteterore në Qeveri, gjyqësor e
administrate të çdokujt që ka kryer disa funksione gjatë rregjimit
komunist, përfshirë edhe Sigurimin e Shtetit.

Mazhoranca dhe opozita debatuan rreth nje vendimi të 7 vjetëve më parë, kur Gjykata Kushtetuese rrëzoi Ligjin e Lustracionit të Partisë Demokratike.

“Në thelb, Fehmi Abdiu dhe Bamir Topi kanë nxjerrë antikushtetues të gjithë procedurën e gjyqit të Nurembergut. Argumentimi që jepet thotë: se kanë zbatuar ligjet e kohës, kanë zbatuar urdhërat e kohës’. Nuk mundet sot që të vini dhe të thoni që Gjyqi i Nurembergut ka shkelur të drejtat e njeriut të kriminelëve dhe nazistëve që vranë njësoj si oficerët e sigurimit”, tha deputeti

“E vërteta është se në vitin 2008, edhe në opinionin e Komisionit të Venecias, është marrë vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i kësaj Gjykate nuk është një vendim i personalizuar, është vendim i Gjykatës Kushtetuese”, tha deputeti i PS-së, Pandeli Majko.

Projektligji i Qeverise parashikon ngritjen e nje komisioni me 5 anetare qe do te shqyrtoje kerkesat per hapjen e dosjeve, rreth 14 mije te tilla, por ai nuk parashikon ndonje veprim kunder personave qe verifikohen si te perfshire, duke e lene ate ne çmimin e insitucioneve qe mund t’i promovojne ata ne te ardhmen.

“Nuk mund te quhesh sherim plagesh nje projektligj qe sheh disa sekrete, ben ca thashetheme, tregojme me gisht njeri-tjetrin dhe jeta vazhdon”, u shpreh Strazimiri.

“Ne kemi qeverisur kete vendin 10 vjet, keta rreth 15 vjet. Sot sikur flasim duket sikur jemi ne 92-shin. Duhet ta shohim njeri-tjetrin, jo si pale, por si bashkefajtore”, tha Majko.

Top Channel