Global Sumud Flotilla mbërrin në Vlorë, “përballen” me pritjen e qeverisë: Erdhën për të shpëtuar Sazanin, por refuzuan të shkonin në ishull. Rama: Revolucionarët e rrenave i ikin të vërtetës
Bashkimi Europian rifreskon qëndrimin ndaj çështjes “Doshi”, duke
theksuar si prioritetin kryesor zbatimin e plotë dhe pa kompromis të
ligjit.
‘I kemi ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit përsa i takon rastit të deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku’,- thotë Brukseli. – Ajo çfarë ne presim është një proces i shpejtë, tërësor dhe i pandërprerë, i cili të hedhë dritë mbi këto ngjarje. Presim gjithashtu që hetimet në zhvillim dhe kërkesa e ekstradimit të kryhen pa vonesa e në menyre sa më të plotë’.
Bashkimi Europian rithekson rëndësinë e faktit që, të gjithë institucionet e përfshira; Prokuroria e Përgjithshme, Parlamenti, institucionet gjyqësore dhe organizmat e zbatimit të ligjit, të përmbushin përgjegjësitë që u takojnë, në mënyrë që të garantohet vijueshmëria e këtij procesi, në përputhje të plotë me ligjin.
Top Channel