Global Sumud Flotilla mbërrin në Vlorë, “përballen” me pritjen e qeverisë: Erdhën për të shpëtuar Sazanin, por refuzuan të shkonin në ishull. Rama: Revolucionarët e rrenave i ikin të vërtetës
Taulant Balla, me anë të një postimi në Facebook, ka kërkuar nga Prokurori i Përgjithshëm që të rifillojë hetimin për Lulzim Bashën, i cili, sipas tij, “nuk është gjykuar akoma për krimet e shpërdorimit të detyrës dhe të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Deputeti socialist thotë se “Basha i ka shpëtuar gjykimit me anë të një vendimi që po publikoj sot lidhur me deklarimin e pavlefshëm të akteve proceduriale”, por, sipas tij, “Gjykata nuk është shprehur për krimin e shpërdorimit të detyrës”.
Për këtë arsye, Balla shkruan se “Prokurori i Përgjithshëm duhet të lexojë vendimin e Gjykatës dhe të rifillojë hetimin”.
Deputeti socialist shtoi se në ditët në vijim do të publikojë fakte të reja që mbështesin rihapjen e hetimit ndaj Lulzim Bashës.
Top Channel