PD: Dekriminalizimi, një emergjencë kombëtare

29/03/2015 00:00

Partia Demokratike ka dënuar, sipas saj, qëndrimet e përsëritura të dyshes Rama-Meta në mbështetje të krimit dhe të korrupsionit.

“Riciklimi i krimit dhe i korrupsionit në politikë është kërcënimi më i madh për të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve”, lexohet në një komunikatë të Selisë Blu pas deklaratave të deputetëve Taulant Balla dhe Luan Rama.

“Përdorimi i rekordeve kriminale të deputetëve të inkriminuar për të mbyllur hetimet e drejtësisë përbën provë flagrante të kapjes së shtetit nga kupola mafioze e dyshes Rama-Meta”, shton komunikata.

Partia Demokratike thekson se “dekriminalizimi është një emergjencë kombëtare”.

Top Channel