Policia në shtëpinë e Doshit, Toma shkruan në FB: E vërteta do të dalë në shesh

26/03/2015 00:00

Ndërkohë që vëmendja ishtë përqendruar jashtë banesës së Tom Doshit, ne momentin kur aty ndodheshin për kontroll efektivët e policisë, deputeti postoi një status në Facebook.

“Nuk ka mbetur askush që nuk e kupton pozicionin tim përballë së vërtetës. Kam thënë të vërtetën për porosinë e vrasjes ndaj meje nga Kryetari i Kuvendit. Nuk më vranë dot dhe tani po përpiqen të më burgosin politikisht. Jam në shtëpinë time, duke pritur përballjen me Prokurorinë në Gjykatë. Kam qenë gjithë kohën në dispozicion të hetimit dhe do jem gjithmonë në dispozicion të hetimit. Nuk do largohem kurrë nga Shqipëria derisa të zbardhet çdo provë e historisë së vrasjes. Do të jem këtu, në dispozicion të drejtësisë dhe përballë popullit, për ta çuar këtë betejë deri në fund”, shkruan Tom Doshi në Facebook.

Më tej, Doshi thekson se asnjë veprim i Prokurorisë nuk e habit më, por së shpejti do të zhvillohet ballafaqimi në Gjykatë dhe, sipas tij, e vërteta do të dalë në shesh.

Top Channel