Braho: Raporti mjekësor i Doshit, fals

26/03/2015 00:00

Më herët, kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho bëri publik, atë që ai e quajti fakt rrënqethës falsifikimi nga deputeti Tom Doshi.

“Tom Doshi na paraqiti një raport mjekësor të falsifikuar. Ky raport është dhënë nga mjeku Eduard Shota, bashkëshortja e të cilit, rezulton si nëpunëse te ‘Profarma’. Ne kërkojmë që Prokuroria t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje”, tha Braho.

Sipas tij, takimi me mediat për paraqitjen e fakteve të tjera do të jetë në një kohë shumë të afërt, por pa saktësuar se kur do të jetë dalja e radhës publike për këtë çështje.

Top Channel