Global Sumud Flotilla mbërrin në Vlorë, “përballen” me pritjen e qeverisë: Erdhën për të shpëtuar Sazanin, por refuzuan të shkonin në ishull. Rama: Revolucionarët e rrenave i ikin të vërtetës
Taulant Balla, nënkryetar i grupit parlamentar të PS-së njëkohësisht
edhe anëtar i Komisionit të Posaçëm për Dekriminalizimin ka shkuar më
tej nga çka kërkon opozita me propozimet e saj për dekriminalizimin.
“Pjesë e këtij procesi duhet të jenë dhe personat e hetuar dhe jo te gjykuar. Si rasti i Lulzim Bashës që u gjet fajtor nga Prokuroria, por për shkak të raporteve mjekësore nuk u gjykuan”, tha Balla.
Në këndvështrimin e Taulant Ballës ky proces duhet të zhvillohet nën këshillimin e organizmave ndërkombëtare.
“Si kam parë propozimet e PD. Unë propozova që të përfshihen dhe SHBA. Të mos behet shoë mediatik. Por një proces të qartë konsultimi. Duhet një ekspertizë profesionale nga komisioni i Venecias, BE-së dhe SHBA-së. Nuk mundet që kolegët e opozitës t’i kapin gjerat nga fundi. Duhet të bëjmë një proces që t’i shërbejë çështjes”, theksoi Balla.
Top Channel