Kërkesa e Prokurorisë për Frrokun e Doshin, SHBA: Mundësi për të treguar që askush s’është mbi ligjin

20/03/2015 00:00

Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret kërkesën e Prokurorisë së
Përgjithshmë drejtuar Kuvendit të Republikës për dhënien e lejes për
arrestimin e dy deputetëve, Tom Doshi dhe Mark Frroku.

Në një komunikatë të shpërndarë për mediat dhe të postuar edhe në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Facebook thuhet se kjo është mundësia për të treguar që asnjë individ nuk mund të dalë mbi ligjin.

“Ambasada e SHBA mirëpret veprimin e Prokurorisë së Përgjithshme për të kërkuar miratimin e parlamentit për të arrestuar dy deputetë. Kjo është një mundësi e rëndësishme për të demonstruar se asnjë individ nuk qëndron mbi ligjin.”

“Ritheksojmë thirrjen tonë për Prokurorinë e Përgjithshme, Parlamentin dhe institucionet gjyqësore që të përmbushin përgjegjësitë e tyre për të siguruar proces ligjor të rregullt në përputhje me ligjin”, mbyllet komunikata.

Top Channel