Opozita proteston para Parlamentit, Berisha: Duhet revolucion i butë

19/03/2015 00:00

Mungesa në Tiranë e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, ka detyruar
demokratët të heqin dorë nga plani për rrethimin e Parlamentit. Kështu
që, Kryeministri Edi Rama mundi të hyjë lirshëm nga pjesa anësore e
Kuvendit.

Demokratët bllokuan vetëm hyrjen kryesore me kërkesën e panegociueshme për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, në mënyrë që të mundësohet një hetim i pavarur, i plotë dhe i pamanipuluar.

“Ilir Meta të japë dorëheqjen dhe të shkojë para drejtësisë. Ta çojmë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme”, tha deputeti demokrat, Edmond Spaho.

Në të shumtën e kohës, deputetet demokrate shoqeruan protestuesit dhe pjese e tyre per disa momente u be edhe ish-Kryeministri Berisha, i cili beson se fuqia e vetme jane qytetaret.

“Përveç një revolucioni demokratik paqësor, asgjë nuk do të shkulë dot krimin që ka pushtuar Parlamentin, Qeverinë dhe këtë administratë”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri komunikoi me gazetaret ne oborrin e Kuvendit, ku ne emer te opozites, artikuloi qarte kerkesen per marrjen e ekspertizes nderkombetare ne hetimin e akuzes se deputetit Tom Doshi qe implikon kryetarin e Kuvendit ne skenarin e vrasjes se dy deputeteve.

“Ne kemi kërkuar dhe do të kërkojmë edhe një hetim ndërkombëtar. Në mënyrë absolute që hetimi nuk mund të zgjidhë gjë. Këtu hetimi kap të gjithë kokën, ndaj edhe është jetik, një hetim ndërkombëtar”, tha Berisha.

Më vonë opozita thote se ka per te denoncuar edhe nje anetar te kabinetit qeveritar, te lidhur me krimin.

“Sot, në këtë kabinet, më thotë një i huaj, ka ministër që ka 200 telefonata me kriminelë të damkosur në vendin e tij. Në momentin e  duhur do ta themi emrin e këtij ministri”, tha Berisha.

Sipas ish-kryeministrit, simbol i kesaj mazhorance te lidhur me krimin, eshte deputeti Mark Frroku, te cilin, ai e konsideron si person kyç në zbardhjen e akuzes se Tom Doshit.

“Mark Frroku është fytyra e këtij Parlamenti, është fytyra e kësaj Qeverisje, është jetik që qytetarët të marrin në dorë të gjithë përgjegjësitë e tyre për të nxjerrë nga Parlamenti e institucionet, krimin, Mark Frrokët, të cilët janë deri në krye të piramidës”, tha Berisha.

Top Channel