Avramopulos takon Gjoshën në Bruksel: Shqipëria nuk është vetëm

19/03/2015 00:00

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ndodhet në Bruksel, ku do të marrë
pjesë në takimin e 6-të të Komitetit të Stabilizim-Asociimit . 

Gjate kesaj vizite Ministrja Gjosha ka planifikuar edhe nje sere takimesh me zyrtare te larte te Bashkimit Europian. Takimin e pare Ministrja e zhvilloi me Komisionerin per Migrimin, Çeshtjet e Brendshme dhe Shtetesine, z. Dimitris Avramopulos.

Takimin e parë, Ministrja Gjosha e zhvilloi sot me Komisionerin Europian për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetetësinë z. Dimitris Avramopulos. Gjatë këtij takimi, Ministrja e informoi z. Avramopulosmbi reformat që Shqipëri apo ndërmerr në lidhje me procesin e integrimit, duke shprehur angazhimin maksimal të Qeverisë shqiptare për të avancuar me këtë proces.

“Ne jemi të vetëdijshëm që kemi shumë sfida përpara,ndaj edhe dëshirojmë që t’i kapërcejmë ato me ndihmën e të gjitha vendeve anëtare, mbështetja e të cilave për ne është tejet e çmuar. Qeveria shqiptare e konsideron procesin e integrimit, prioritetin më madhor kombëtar dhe është e vendosur që me gjithë aktorët dhe mbështetjen e qytetarëve të vazhdojë rrugën e saj drejt Bashkimit Europian”, tha ministrja Gjosha.
 
Komisioneri Avramopulos, u shpreh se inkurajon dhe mbështet Shqipërinë në aspiratën e saj europiane, duke nënvizuar se zbatimi i reformave, do të mundësojë ecjen përpara të Shqipërisë në këtë proces.

“Shqipëria nuk është vetëm në këtë udhëtim të sajin. Ne ju mbështesim dhe do të vijomë ta bëjmë një gjë të tillë, duke asistuar  me eksperiencën dhe ekspertizën tonë. Jam i bindur se kjo është një mundësi e mirë përju, pasi mund të mësoni edhe nga gabimet tona, duke mos i përsëritur ato. Kjo varet nga vizioni dhe vendosmëria juaj për të realizuar një proces sa më konstruktiv”, u shpreh z. Avramopulos.

Top Channel